Komanda të shpejta, të thjeshta dhe intuitive
Dual Dial
Kontrollojeni gatimin shumë më shpejt dhe në mënyrë më intuitive. Dual Dial ju lejon të caktoni kohën e gatimit dhe peshën (gramë), ose të zgjidhni cilësimin më të mirë të energjisë (në vat). Kështu, ju mund të përdorni një gamë të gjerë opsionesh dhe të gatuani me më shumë saktësi. Dizajni i tyre i thjeshtë dhe elegant duket gjithashtu shumë i bukur dhe modern.
Tre valë gatuajnë edhe më mirë se një
Sistemi i shpërndarjes së trefishtë
Sigurohuni që gjithçka që gatuani të jetë e përgatitur në mënyrë të përsosur dhe të shijshme. Sistemi unik i shpërndarjes së trefishtë i përçon mikrovalët në 3 drejtime, kështu që ato arrijnë në çdo qoshe dhe depërtojnë në ushqim në disa drejtime. Kjo gjë bën të mundur gatimin e plotë dhe të njëtrajtshëm.
Hapësirë e brendshme rezistente ndaj pastrimit dhe gërvishtjeve
CERAMIC INSIDE™
Pastroni shumë më lehtë pas gatimit. CERAMIC INSIDE™ mund të pastrohet pa u fërkuar dhe nuk i humbet ngjyra me kalimin e kohës. Instituti gjerman Hohenstein e ka cilësuar si 99,9% antibakterial. Sipërfaqja është mjaft rezistente ndaj ndryshkut dhe gërvishtjeve, duke ofruar kështu performancë cilësore të nivelit të lartë që zgjat në kohë.
| Specifikimet teknike | |
|---|---|
| Kapaciteti i furrës | 23 L |
| Lloji i produktit / instalimit | Solo / me qëndrim të lirë |
| Fuqia dalëse | 800 vat |
| Materiali i brendshëm | Smalt qeramike (CERAMIC INSIDE™) |
| Përmasat e jashtme | 489 x 275 x 374 mm |
| Pesha neto | 12.0 kg |











Nuk ka rishikime ende.