Rapido’
Candy Rapido’ është lavastovilja më e shpejtë dhe më e gjerë në treg. Ajo është e pajisur me një gamë të gjerë ciklesh të shpejta të përshtatshme për çdo nevojë, të cilat thjeshtojnë përdorimin e përditshëm falë MAXI-TUB: kazanit më të gjerë në dimensionet standarde për të ngarkuar edhe enët më të mëdha.
Motori Speed-Drive Inverter
Candy Rapido’ fuqizohet nga Inverter Speed-Drive i ri, motori “brushless” (pa furça) më inovativ dhe jetëgjatë, i aftë të rrisë performancën e pastrimit duke reduktuar konsumin e energjisë.
Maxi TUB
Candy Rapido’ e re ka kazanin më të gjerë në treg (në formatin standard) që ofron kapacitet maksimal për enët, madje edhe për ato më të mëdhatë si tavat e furrës, dërrasat e prerjes dhe enët e sallatës.
Klasa e re e energjisë C
Falë motorit të ri Inverter, inovativ dhe performues, dhe sistemeve të tij të larjes të krijuara posaçërisht, Rapido’ juaj e re arrin eficiencën e Klasit të Ri Energjetik C.
Lan dhe than në vetëm 35′
Candy Rapido’ e re është në gjendje të lajë dhe thajë sasinë e zakonshme ditore të enëve në vetëm 35 minuta: cikli Wash&Dry më i shpejtë në treg.
App hOn: funksioni Snap&Wash
Candy Rapido’ e re është më inteligjente se kurrë, falë lidhjes me aplikacionin hOn. Mjafton të bëni një foto të koshave. Përmes identifikimit automatik të sasisë, llojit të materialit dhe pozicionit të enëve tuaja, ju përfitoni:
- Këshilla se si të optimizoni ngarkesën
- Cikle eficiente dhe më të shpejta për rezultate perfekte, duke kursyer kohë dhe para
Ekran LED
Një lavastovilje Candy që ofron 25 gjuhë përmes shkrimeve lëvizëse. Ekrani me tekst dhe kontroll me prekje (touch) është aq i thjeshtë dhe intuitiv sa do t’ju bëjë të harroni komandat manuale.
Jo më rrjedhje, jo më stres
Nuk ka më shqetësime me lavastoviljen Candy! Falë pajisjes kundër përmbytjes, ajo është projektuar për të garantuar nivelin maksimal të sigurisë. Në rast gabimi ose keqfunksionimi, valvula e sigurisë ndërpret menjëherë rrjedhjen e ujit, duke parandaluar çdo derdhje.
Nisje e vonuar deri në 24 orë
Candy Rapido’ e re ofron mundësinë për të vonuar nisjen e ciklit të larjes deri në 24 orë.
Dera SMART (Smart Door)
Sistemi i hapjes Smart Door mund të përzgjidhet në të gjitha ciklet e larjes të lavastoviljes së re Rapido’. Gjatë fazës së tharjes, dera do të hapet automatikisht disa centimetra, duke lejuar qarkullimin e ajrit brenda lavastoviljes për tharjen natyrale të enëve. Kohëzgjatja e ciklit do të ndryshojë për të optimizuar temperaturat e shpëlarjes dhe do të garantojë një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë.









Nuk ka rishikime ende.