FSHESË SAMSUNG VCC4550V36/BOL (1800W)

Çmimi origjinal qe: 12 490 L.Çmimi i tanishëm është: 6 290 L.

09
ditë
:
20
orë
:
22
min
:
32
sek
Ka stok

Fshesë me korent me sistemin unik Twin Chamber System™, 1.3L

Porosit tani

Fshesë me korent me sistemin unik Twin Chamber System™, 1.3l

Dy dhomëza, dyfishi i pastrimit.

Sistemi unik Twin Chamber System™ i Samsung e ndan dhomëzën normale të pluhurit në dy pjesë, duke ofruar pastrim të përmirësuar dhe fuqi që zgjat më shumë. Ndërsa thithja e fuqishme i qarkullon grimcat e pluhurit përmes rrugës ciklonike të ajrit të dhomëzës së brendshme, papastërtitë dhe mbetjet ndahen nga ajri. Si rezultat, grimcat më të mëdha të pluhurit filtrohen në dhomëzën e jashtme derisa të jeni gati t’i hidhni ato. Që do të thotë gjithashtu se fshesat me korrent të Samsung me Twin Chamber nuk kanë nevojë për ndërrim qesesh të kushtueshme dhe të bezdisshme.

Përdorim ekonomik dhe i lehtë

Një problem i madh i fshesave tradicionale me korrent me qese pluhuri është se përdoruesi duhet të vazhdojë të blejë qese të reja pluhuri për t’i ndërruar. Por me Twin Chamber System™ nuk është nevoja të harxhoni më kohë e para për të gjetur dhe blerë qeset e duhura të pluhurit për fshesën tuaj me korrent.

Merrni frymë lehtë. Vërtet.

Samsung përdor filtra HEPA për të garantuar daljen më të pastër të mundshme të ajrit kur fshini me fshesë. Duke kapur mikro-grimcat e tilla si pluhuri dhe substancat e tjera alergjike si poleni dhe myku, filtrat HEPA ofrojnë një mjedis shumë më të pastër dhe më të shëndetshëm. Në fakt, cilësia e ajrit në dalje dhe aftësia e emetimeve të filtrave tanë HEPA është certifikuar nga SLG, instituti gjerman tepër i respektuar i testimit dhe certifikimit. Dhe disa prej filtrave tanë për parazitët e shtëpive dhe substancat alergjike janë të certifikuar.

Ju nevojiten vetëm tre hapa të thjeshtë.

Zbrazja e koshit pas fshirjes mund të jetë pjesa më pak e këndshme e pastrimit tuaj. Por jo me koshat e pluhurit Easy-to-Empty të Samsung. Ju nevojiten vetëm tre hapa të thjeshtë për të përfunduar punën. Thjesht shtypni një buton, nxirrni koshin e pluhurit dhe derdheni me një të rrotulluar të thjeshtë të bërrylit. Pa ngatërrime, pa derdhje, thjesht një dhomë më e pastër në mënyrë më të thjeshtë.

Ju nevojiten vetëm tre hapa të thjeshtë.

Zbrazja e koshit pas fshirjes mund të jetë pjesa më pak e këndshme e pastrimit tuaj. Por jo me koshat e pluhurit Easy-to-Empty të Samsung. Ju nevojiten vetëm tre hapa të thjeshtë për të përfunduar punën. Thjesht shtypni një buton, nxirrni koshin e pluhurit dhe derdheni me një të rrotulluar të thjeshtë të bërrylit. Pa ngatërrime, pa derdhje, thjesht një dhomë më e pastër në mënyrë më të thjeshtë.

Specifikimet teknike

PERFORMANCA & GRUMBULLIMI

Lloji i fshesës Twin Chamber (Me dy dhomëza)
Kapaciteti i pluhurit 1.3 litra
Fuqia maksimale e konsumit 1800 vat
Fuqia e thithjes 360 vat
Fuqia hyrëse nominale 1600 vat

EKO & EFIKASITETI (STANDARDET EU)

Klasa e efikasitetit të energjisë D
Pastrimi i tapeteve (Kategoria) G
Pastrimi i dyshemeve të forta G
Riemetimi i pluhurit (Kategoria) G
Niveli i zhurmës 86 dBA
Konsumi vjetor i energjisë 82 kWh/viti

FURÇAT & AKSESORËT

Furça kryesore 2-hapa (NB250)
Aksesori 1 Grykëza e ngushtë
Aksesori 2 Pastrimi i pluhurit
Lloji i tubit Tub me rrotullim 360 gradë
Mbështjellja e kordonit Automatike

PËRMASA & PESHA

Përmasat e setit 280 x 238 x 395 mm
Gjatësia e kordonit elektrik 6 m
Rrezja e veprimit 9.2 m
Pesha e kompletit 4.3 kg
Pesha bruto (me paketim) 6.8 kg
Ngjyra e trupit Blu e thellë
Depozita

Kanistër plastike

Kapaciteti i depozitës

1.3 L

Fuqia maks. e konsumit

1800 vat

Fuqia thithëse

360 W

Ngjyra

Blu e thellë

Gjatësia e kordonit

6 M

Niveli i zhurmës

86 dB

Rishikimet e klientëve

Nuk ka rishikime ende.

Ji i pari që të rishikosh “FSHESË SAMSUNG VCC4550V36/BOL (1800W)”

Produkte të ngjashme

FSHESË PHILIPS XB2125/09 BLUE (850W)

Çmimi origjinal qe: 16 490 L.Çmimi i tanishëm është: 11 900 L.

FSHESË SAMSUNG VC18M21N9VD/AD (1800W)

Çmimi origjinal qe: 18 900 L.Çmimi i tanishëm është: 12 900 L.

FSHESË MIELE BOOST CX1 Blue Pulse Obsidian Black

Çmimi origjinal qe: 37 900 L.Çmimi i tanishëm është: 21 900 L.
0
Kthehu në krye
Produkti u shtua te koshi juaj
Krahaso (0)